Kreu i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ka akuzuar Lulzim Bashën se po shkel të gjitha protokollet e pandemisë, me atë demonstrim që bëri një ditë më parë në Lezhë duke na kthyer në një kohë tyë shkuar.

Ndreu tha se sorollatet kot duke bllokuar rrugët me makina e flamuj, pasi lezhjanet ndjehen të fyer dhe e dinë se PD nuk mbaron asnjë punë.

Gjithsesi kryebashkiaku i Lezhës e “justifikon” Bashën, duke thënë se aq din dhe aq bën!

Postimi i plotë i Ndreut:

Demostrimi i Lulezim Bashes dje me makina, flamuj dhe militante ne rrugen nacionale dhe ne qytetin e Lezhes, ishte qesharak dhe ne shkelje flagarante te ligjit ne kohe Pandemie!

Shfaqje te tilla te vjetra dhe te bezdisshme per banoret, tregojne mentalitet militantesh dhe perpjekje e sforcuar per te tregu gjoja mbeshtetje popullore!

Banoret e Lezhe e dine mire se gjate PD nuk u be nje pune askund. Sorrollatja e Bashes me britma militantesh,eshte anormale per kulturen dhe qetesine qe reflekton ne gjithe Lezhen!

Keqardhje per derexhene ku e ka katandise opozitberjen, duke shkele haptas ligjin ne kohe Pandemie, ndersa ben sikur merakoset per rastet e shtuara te semundjeve.

Gjithcka beri dje ne Lezhe eshte fyese per qytetaret Lezhjane, dhe kthim te vargjet e makinave me flamuj, bllokimet e rrugeve dhe zhurmat e militanteve qe i kishim harruar me kohe e vakt!

Por nuk i duhet vene faj se aq din e aq ben!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re