Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka deklaruar se një nga aktet e miratuara në mbledhjen e qeverisë është dëmshpërblimi për 54 subjekte, të cilat i përkasin shtresës së ish-të përndjekurve politikë.

 

Manja, gjatë deklaratës për mediat, u shpreh se qeveria do të vijojë të mbështesë ish-të përndjekurit politikë.

 

“Vendosëm për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve nga sistemi komunist, kjo për 54 subjekte. Subjektet e vendimit tonë janë jo vetëm për ata që e kanë vuajtur vetë, por dhe familjarët e tyre.

 

Masa e dëmshpërblimit do të paguhet në këste. Kjo masë as nuk i zhbën e as nuk i kthen vuajtjet, por është masë e domosdoshme në aspektin ligjor dhe moral, pasi tregon mbështetjen e qeverisë për këtë kategori të shumëvuajtur. Është vendimi i 29-të që kemi kaluar gjatë qeverisjes tonë, do të ketë edhe vendime të tjera”, tha Manja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko