Një grup banorësh nga fshati Floq janë mbledhur përpara prefekturës së qarkut te Korçës në shenjë proteste për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 1 Qershorit.

Banorët thonë se me të ardhurat e tyre nuk mund të riparojnë shtëpitë e tyre dhe se dëmshpërblimet janë vetëm në letër edhe pse kanë kaluar tetë muaj.

“Kanë kaluar tetë muaj dhe dëmshpërblimin e kemi marrë vetëm në letër, nuk duan t’ia dinë për ne, jemi të varfër, s’kemi bukë për të ngrënë dhe jo të ndërtojmë shtëpinë.

Shteti na premtoi por sot na ka braktisur”, u shpreh i revoltuar njëri prej banorëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re