Pas realizimit të dy akteve të ekspertimit është konstatuar se godina e Gjykatës së Lezhës paraqet rrezikshmëri për të kryer funksione normale, për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Burime bëjnë me dije se prej dy javësh për shkak të kësaj situate, çështjet imediate gjyqësore janë zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Lezhës.

Ndërkohë e kontaktuar nga Fax News, kryetarja e Gjykatës së Lezhës, Ornela Naqellari, ka pohuar se godina ka dëmtime në strukturë dhe kolona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re