Drejtoria Rajonalë e Tatimeve të Tiranës zhvendos shërbimet e saj. Kjo për shkak të dëmeve të konsiderueshma që objekti i këtij institucioni mori nga tërmeti I fortë I 26 nëntorit.

Godina e Drejtorisë Rajonalë tëTatimeve ka dëmë në strukturë dhe në kolona.

 

Për këtë arsye pas ekspertizës ajo është vlerësuar e pabanueshme. Në të njëjtën godine jepte shërbimet edhe Hipoteka e Tiranës dhe Arkivi Shteteror i Tiranës.

 

Tani të gjithë qytetaret që kanë punë tek Drejtoria Rajonalë e Tatimeve të Tiranës do ti marrin shërbimet tek “21 dhjetori” tek drejtoria e tatimtaksave.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re