2951 abonentë në qytetet: Skrapar, Poliçan e Urë-Vajgurore janë pa energji elektrike që prej mesditës së sotme. Kjo situatë e rënduar është krijuar si pasojë e motit të keq dhe erërave të forta, që kanë dëmtuar mjaft kabina elektrike. Me probleme paraqiten:

-10 Kabina elektrike që janë jashtë pune në Fiderin Tomoricë në Nën/stacionin e Çorovodës, nga i cili furnuzohen me energji elektrike 160 abonentë.

-Fideri.2/10KV (fshat) në Nën/stacionin Çiflik,i cili është i stakuar pjesërisht dhe ku 7 Kabina që furnizojnë 160 abonentë janë jashtë pune.

-Fideri Mbrakull në Nën/Stacionin e Poliçanit është i stakuar plotësisht dhe pa energji elektrike janë 1542 abonentë të fshatrave: Mbrakull, Kapinovë, Lybeshë dhe Vërtop.

-Fideri Potom në Nën/Stacionin e Çorovodës është i stakuar plotësisht dhe pa energji elektrike janë 1086 abonentë të fshatrave: Çepan,Backë,Kreshovë,Lepan, Leshnje dhe Gjorgovë.

Mësohet se,ekipet e OSHEE-së kanë dalë në terren dhe po punojnë për riparimin e difekteve dhe normalizimin e situatës së krijuar.

Burimet zyrtare nga institucioni i Prefektit të qarkut bëjnë me dije se, është ndjekur me vëmendje situata e furnizimit me energji elektrike në Sektorët jetikë në situatën e emergjencës mjekësore COVID-19,ku Spitalet, Qëndrat Shëndetësore dhe Poliklinika janë të gjitha me energji elektrike. Prefektja e Qarkut Berat, Valbona Zylyftari, bën me dije se, dhe dhe sot janë zhvilluar mbledhjet e Komisionit të Mbrojtjes Civile ku ju është kërkuar anëtarëve të jenë të kujdesshem në vlerësimin dhe menaxhimin e riskut, me qëllim parandalimin dhe shmangien e çdo premise për ngjarje./BW/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re