Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, publikoi pamje nga dëmtimet në Maternitetin e Ri në Durrës, duke i bërë thirrje qeverisë ë bëjë menjëherë transparencë.

Postimi i Vokshit

Nuk është vetëm urgjenca në Durrës, që ka pësuar dëmtime, megjithëse e paprekur në strukturë.

Materniteti i Ri është i dëmtuar, po ashtu.

Fotot më poshtë tregojne një gjendje tepër shqetesuese.

Thuhet që atje ka qenë edhe një ekip për të bërë vlerësimin teknik të godinës, por asgjë nuk është bërë publike.

Është në detyrën e qeverisë të bëjë menjëherë transparencë.

Sa më shumë informacion, aq më pak dëme në njerëz, aq më pak panik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re