Një tjetër objekt kulti është tentuar të grabitet në qytetin e Korçës. Kisha E Shën Sotirit qe ndodhet në hyrje të parkut të qytetit ka qenë shënjestra e radhës. Por autoret fatmirësisht nuk kanë arritur të vjedhin gjë. Dyshohet se disa persona kanë përdorur mjete të forta për të hapur arkën në cepin e jashtëm të kishës. Grabitësit dyshohet se kanë pasur si synim vjedhjen e  lekëve që hidhen nga besimtarët. Ata kane dëmtuar një pjesë të objektit të kultit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re