Ministrja e Kulturës Elva Margariti, përmes një postimi në facebook, ka bërë me dije dëmtimin e rrjetit elektrik të ndriçimit të Kalasë së Rozafës në Shkodër.

Margariti shprehet se ndihet e shokuar nga ky lajm dhe i bën apel shkodranëve të ndihmojnë organet ligjzbatuese për kapjen dhe vënien e përgjegjësve përpara ligjit.

Postimi i plotë i Elva Margaritit: E shokuar nga lajmi i dëmtimit të rrjetit elektrik të ndriçimit të Kalasë së Rozafës, në Shkodër!

Ende pa iu gëzuar kësaj kurore të Shkodrës, që kurrë nuk ishte dukur më e bukur, individë të papërgjegjshëm kanë kryer një krim, duke dëmtuar pasurinë tonë të përbashkët.

Ftoj çdo shkodran të ndershëm që jo vetëm të distancohet, por edhe të ndihmojë institucionet e drejtësisë, për vënien e përgjegjësve përpara ligjit!

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re