Tërmeti i fortë I 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale edhe në disa institucione arsimore në Tiranë.

Mes tyre është shkolla 9-vjecare “Emin Duraku”.

Pas vlerësimit që I është bërë dëmeve në këtë godine nga ana e eksperteve, është bërë një akt konstatim dhe shkollës I është vendosur shiriti që ndalon hyrjen aty.

Ekspertimi konfirmon demtimin e parapetit në të gjithë godinën, shkëputje të shtesës nga objekti ekzistues dhe plasaritje të thella të suvase ne katin e trete.

Ekspertet thonë se shkolla ka dëmtime në structure dhe për këtë gjë rekomandojnë pezullimin e mësimit.

Prinderit kanë shprehur shqetësim për këtë situatë duke kërkuar ekspertize më të thelluar për këtë objekt të rëndësishëm arsimor që ndodhet në zonën e ish bllokut në Tiranë.

 

Kërkesat e Këshillit të Prindërve:

 

1- Qëndrueshmëria e ndërtesës e konfirmuar nga grup ekspertësh të huaj ose vëndas, pas ekspertizës të kryer në terren e me proçesverbal të firmosur!

2 – Qëndrueshmëria e ndërtesave ngjitur, rrezikshmëria e tyre lidhet direkt me dëmin që mund ti sjellin ndërteses së shkollës

3 – Shkallët e evakuimit në rast emergjencash

4 – Fëmijët nuk duhet të zhvillojnë mësim kategorikisht në katet e sipërme

5 – Sistemet kundra zjarrit efektive dhe lehtësisht të arritshme në çdo kat ( sipas kushteve teknike të mbrojtjes kundra zjarrit)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re