Dëmtohet teksa vidhte një banesë/ Arrestohet në spitalin privat në Tiranë 22 vjeçari

1636792204_vjedhjeneshtepi587x346.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi ka tentuar që të vjedhë një banesë në fshatin Zejmen.

Sipas policisë shtetasi E.H, është arrestuar në flagrancë, pasi ka qenë bashkë autor në vjedhjen e banesës së shtetasit Z. Th., më datë 09.11.2021, në Zejmen të Lezhës.

22-vjeçari dyshohet të ketë pësuar dëmtime, ditën e ngjarjes, gjatë kohës që është larguar nga banesa e shtetasit Z. Th.

Shtetasi E. H. është paraqitur në Spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim, dhe ka pasi ka dyshuar që është vënë në dijeni Policia, është larguar, por falë veprimeve të shpejta nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur ndalimi i tij pranë një spitali privat në Tiranë.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhja, mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë