Ndaj një 64-vjeçari, policia e Korçës bën me dije se ka nisur hetim, pasi ka dëmtuar tri ditë më parë, banesës e ish-bashkëshortes së tij dhe atë të fqinjëve të saj.

Mësohet gjithashtu se ish-bashkëshortja e 64-vjeçarit ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe aktualisht ndodhet në Itali.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 64 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 31.03.2024, në lagjen nr. 10, dyshohet se ka dëmtuar banesën e ish-bashkëshortes së tij (e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe aktualisht ndodhet në Itali) dhe banesën e fqinjëve të saj”, njofton policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re