Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba në mbledhjen ku diskutohet shkarkimi i Agim Kajmakut, i ka bërë avokatinë këtij të fundit, duke thënë se Gjykata  në Greqi e ka shpallur të pafajshëm.

Biba është kapur dhe me mediat, pasi sipas Bibës atop o cënojnë dinjitetin e Kajmakut me raportimet e tyre. Sipas nënkryetarit të KQZ kryebashkiakut të Bashkisë së Vorës, po i cënohen të drejtat e tij, dhe nuk ka krahasim me rastet e ish-deputetëve që iu është hequr mandate,

“Ju nuk jeni të pranishëm në asnjë process gjyqësor, pse duhet të jeni në mbledhjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në një kohë kur diskutojmë mbi problematikat e dekriminalizimit. Duhet të ruhen dhe të mbrohen të drejtat e individit për të cilat ne po diskutojmë sot.

Kjo nuk është hera e parë që ne trajtojmë një çështje të tillë, në të gjitha vendimet tona ne kemi përdorur një shprehje rast pas rasti. Duket se rastet ngjasojnë, subjektet vijnë nga e njëjta fushë, por rasti rastit nuk i ngjan.

Gjykata ka vendosur pafajësinë e tij, ai është një qytetar i denjë si gjithë të tjerët për të vazhduar detyrën e tij”, u shpreh Biba.