Vetëdorëzohet ish-punonjësi i AMP, Kushtrim Selimi, i cili ishte shpallur në kërkim. Ai akuzohet se denigronte drejtues të institucioneve në një portal, kryesisht policinë.

Kallëzim penal ndaj Selimit kanë bërë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi.

Kallëzimet nga Rrumbullaku, Nallbati dhe Jaupi ndaj Selimit janë bërë lidhur me denigrimin dhe lajmet e publikuara që Kushtrim Selimi bashkë me vëllain e tij në SHISH bënin ndaj drejtuesve të institucioneve të Policisë së Shtetit.

Kujtojmë se për këtë rast u arrestuan Ervis Hasanaga, me profesion gazetar dhe Regina Omeri, punonjëse e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Kushtim Selimi.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re