Adnan Oktar nga Turqia u arrestua në vitin 2018 dhe burra e gra që ishin anëtarë të kultit të predikuesit të famshëm televiziv turk, tani kanë folur publikisht edhe për abuzimet që kanë pësuar.

Adnani u dënua me 1045 vjet burg për një sërë akuzash – përdhunim, abuzim me fëmijë, shantazh…Por ai i mohoi të gjitha akuzat dhe së shpejti pritet apelimi i tij kundër këtij vendimi.

Ai përdorte pseudonimin Harun Jahja, dhe ishte i njohur edhe para vendimit, sepse mbante predikimet e tij i rrethuar nga gra gati të zhveshura. Ai gjithashtu botoi disa libra që sfiduan teorinë e evolucionit.

Ai i quajti burrat që ishin pjesë e kultit të tij “luanë” dhe gratë “mace”.

Njëra nga gratë e cila tani ka folur për përvojën me këtë të dënuar, tha se Adnani e ka abuzuar kur ajo ishte 16 vjeçe dhe pas disa vitesh e ka detyruar të bëjë rinoplastikë – pa anestezi të përgjithshme, shkruan Daily Mail.

“E mbaj mend akoma çekiçin. Kam numëruar sa herë më kanë goditur me çekiç nga hunda”, tha ajo.

Seda Isildar iu bashkua këtij grupi kur ishte 15 vjeçe, ndërsa tani është 50. Ajo e krahasoi këtë kult me ​​një marrëdhënie toksike dhe u tha gazetarëve se Adnani e detyroi të martohej me të kur ishte 30 vjeç, ndërsa ajo ishte e mitur.

Pas tetë vjetësh në robëri, ajo u arratis dhe u transferua në Kanada.

Ozgul, gjithashtu një ish-anëtare, iu bashkua grupit në vitin 2006. Siç shpjegoi ajo, i pëlqente të fliste me të. Megjithatë, ai më vonë ia kufizoi lirinë e lëvizjes dhe gjithçka u kontrollua çfarë bënte dhe thoshte ajo.

Edhe pasuria e Adnanit, ku banonin të gjithë ndjekësit e tij, u monitorua nga kamerat.

Shumë burra që ishin anëtarë të kultit kishin për detyrë të “joshin” sa më shumë gra dhe njëri prej tyre, Sahin, erdhi aty si adoleshent.

Ai qëndroi me burra të tjerë në qendra tregtare dhe kafene ku grave u premtohej punë si fotomodele ose punë në dyqane. Ata e quajtën skemën “sistemi i dyerve rrotulluese” dhe kjo i ndihmoi ata të futnin një numër të jashtëzakonshëm grash në kult.

Sahin tha për The Sunday Times se kishte sjellë rreth 200 gra në kult. Ai pohoi se i ishte shpërlarë truri dhe se besonte se ajo që po bënte ishte e drejtë.

Adnani u dënua me 1075 vjet burg dhe seancat që çuan në dënim përfshinin akuza të ashpra, si përdhunimin e grave që thanë se ishin të detyruara dhe merrnin vazhdimisht pilula kontraceptive.

Sipas mediave, vetëm në banesën e tij janë gjetur 69 mijë pilula kontraceptive. Por ai i tha gjyqtarit se ato janë përdorur për të trajtuar sëmundjet e lëkurës.

Në këtë rast ishin rreth 236 të dyshuar, prej të cilëve 78 të arrestuar. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re