Burrat që përpiqen të divorcohen menjëherë mund të dënohen me tre vjet burg, të paktën kështu thonë projektligjet e reja në Indi.
Praktika tradicionale përcakton se një mysliman që thotë “talaq” (divorc) tri herë apo edhe e shkruan ose e dërgon me email, divorcohet menjëherë.
Edhe pse kjo praktike u shpall si jo-kushtetuese nga Gjykata e Lartë e Indisë në gusht, zyrtarët thonë se vazhdon ende të përdoret.
Ligji i propozuar gjithashtu parashikon gjoba dhe mbështetje për gratë e prekura.
Drafti i mbrojtjes së të drejtave të grave myslimane është dërguar tashmë në qeveritë rajonale për konsultim.
Tashmë myslimanët duhet të shkojnë në gjykatë dhe të divorcohen ligjërisht si në cdo vend të botës. /sn/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re