Një grua amerikane që përktheu për Pentagonin u dënua me 23 vjet burg për kalimin e emrave të informatorëve amerikanë në Irak një personi të lidhur me lëvizjen libaneze Hezbollah.

Mariam Thompson, 62 vjeçe, pranoi se ajo i dorëzoi një informacion konfidencial një shtetasi libanez me shpresën se do t’i dërgohej grupit që Uashingtoni e shënoi si një organizatë terroriste, raporton VoA.

“Dënimi i Thompson pasqyron peshën e shkeljes së besimit të saj në popullin amerikan, burimet njerëzore të kërcënuara dhe te ushtria që punoi me të si miq dhe kolegë,” tha John Demers, kreu i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Departamentin e Drejtësisë të SHBA.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Thompson ishte duke punuar si përkthyese në një bazë ushtarake të huaj kur ajo filloi një marrëdhënie përmes një aplikacioni video në 2017 me një burrë që tha se ishte i lidhur me Hezbollahun në Liban.

Deklarata tha se me kalimin e kohës, Thompson zhvilloi një “interes romantik ndaj bashkëbiseduesit”.

Ajo u caktua në Forcat Speciale të SHBA në Erbil, kryeqyteti i Kurdistanit irakian, në dhjetor 2019, kur njësia filloi sulmet kundër milicive pro-iraniane, të cilat përfunduan në 3 janar 2020, me vdekjen e gjeneralit të fuqishëm iranian Qaseem Soleimani.

Pas pak, kontakti kërkoi informacion nga Thompson rreth agjentëve të dyshuar për ndihmë të Shteteve të Bashkuara.

Ajo i dha atij informacion në lidhje me disa informatorë të SHBA-së, përfshirë emrat e vërtetë të të paktën tetë personave, të cilët u arritën përmes dosjeve personale dhe informacione në lidhje me taktikat ushtarake ameriakane.

Autoritetet federale e arrestuan atë në fund të shkurtit 2020.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re