Administratori i Kf Flamurtari Sinan Idrizi ka reaguar pas informacionit mbi faktin se Flamurtari eshte denuar nga FIFA me bllokim të lëvizjeve në merkato.

Nuk jam ne dijeni te nje informacioni te tille, deklaroi Idrizi për Vizion Plus.

Flamurtari, shtoi ai,  ka afruar dy lojtare  edhe pese te tjere do ti bashkohen skuadres.

 

 “Do federohen apo jo do ti shikoni ne date 21 janar kur skuadra te zbrese ne fushe per ndeshjen e kampionatit. Flamurtari mbetet fuqishem ne merkato.”

 

Idrizi deklaroi se këto lajme mund ti cilësoj edhe si presion duke pare levizjet e Flamurtarit ne merkato.

“Nje palo avokat tha qe na kane denuar me -12 pike. Por thote nese,nese kjo apo jo. Cfare do te thote kjo.”, deklaroi mes të tjerash i irrituar numri një i Flamurtarit.

Mediat sportive ne Shqipëri kanë bërë të ditur se dënimi i vlonjateve ka ardhur si pasojë e mos shlyerjes së disa lojtareve në afat nga klubi bregdetar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re