Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Metaka folur këtë të enjte për rezolutën e Partisë Popullore Europiane.

Ai ka ndalur tek çështja “Beleri”, ku tha se arrestimi i tij është një arrestim politik dhe tregon kapjen e drejtësisë dhe policisë nga kryeministri Edi Rama.

Meta në një konferencë për mediat shtoi se narkoshteti ka dhunuar të drejtat e liritë themelore të njeriut dhe ka asgjësuar sistemin e kontrollit të balancave.

“Rezoluta e miratuar nga Partia Popullore Europiane shpreh shqetësimet e PL.

Narkoshteti ka dhunuar të drejtat e liritë themelore të njeriut, ka asgjësuar sistemin e kontrollit të balancave.

PL përshëndet qëndrimin e PPE dhe ndan të njëjtat shqetësime për rrëshqitjen e vendit nga binarët e demokracisë.

Ia bashkohet thirrjes për zbatimin e të drejtave parlamentare të opozitës.

Ndajmë të njëjtin qëndrim se neglizhimi i të drejtave të njeriut dhe korrupsioni i përhapur do minojnë rrugën drejt anëtarësimit në BE.

PL ashtu sic theksohet edhe në rezolutë qëndron ashpër qëndrimet e qeverisë në rastin e Belerit dhe ndërhyrjen në drejtësi, arrestimin politik të tij.

Çështja Beleri, tregues i kapjes së drejtësisë dhe policisë nga Rama.

E përkrahim vlerësimin e PPE se kjo cështje evidenton probleme serioze”, tha ai./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re