Ambasada Amerikane në Tiranë me anë të një statusi në Facebook, ka reaguar edhe një herë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, ku merr shembullin e dënimit të Emiliano Shullazit.

Shullazi-ambasada-shba

Duke cituar fjalën e Zv. Ambasadorit në Detyrë Daniel Koski në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit thuhet se: Kjo duhet të ndodhë në një sistem drejtësie që vepron nën sundimin e ligjit. Kjo duhet të na japë shpresë të gjithëve ne.

“Më 13 nëntor, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Është e lehtë të gëzohesh për atë vendim. Por ne duhet të festojmë edhe vetë procesin. Kishte diçka të thjeshtë dhe të thellë në atë proces, pavarësisht zhurmës që e rrethoi. Në fund, ishte diçka e zakonshme. Prokurorët paraqitën çështjen e tyre, gjykata e konsideroi të pandehurin të pafajshëm dhe lejoi një mbrojtje të fortë, dhe gjykatësit dhanë vendimin bazuar mbi faktet dhe ligjin. I pandehuri ka gjithashtu të drejtën e apelimit. Kjo duhet të ndodhë në një sistem drejtësie që vepron nën sundimin e ligjit. Kjo duhet të na japë shpresë të gjithëve ne”. 

Lexoni fjalën e plotë të Zv. Ambasadorit në Detyrë Daniel Koski në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit, mbajtur dje: https://bit.ly/2SFHtZy

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re