Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë për ish prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Lallën për dënimin me 2 vite burg.
Por prej disa javës Adriatik Llalla nuk ndodhet në Shqipëri pasi në media raportohet se ka probleme të rënda shëndetësore. Sipas burimeve të “Fax News”, Adriatik Llalla është larguar drejt një vendi “sekret” në Bashkimin Europian. Më herët avokati tha se klienti i tij ndodhet në regjim spitalor.
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin në fjalë, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.
Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Pavarësisht ankimimit të Llallës, Apeli la në fuqi vendimin në fjalë.
Lihet në fuqi vendimi për ish prokurorin e përgjithshëm Adriatik Lalla, dënohet me 2 vite burg
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
