Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre.

I pyetur nëse vendimi i Gjyaktës për dënimin e Tahirit ishte surprizues për të, kreu i qeverisë u përgjigj duke thënë se e ka ditur mirë se çfarë ka bërë kur ka udhëhequr Reformën në Drejtësi dhe se po të kthehej pas në kohë do të bënte të njëjtën gjë.

“E kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr Reformën në Drejtësi, njëqind herë të kthehesha mbrapsht njëqind herë do të bëja të njëjtën gjë, por sot jemi këtu për një çështje krejt tjetër me një rëndësi shumë të madhe dhe me një vlerë shumë pozitive për Shqipërinë kështu që nuk do doja që të shfokusoheshim nga kjo çështje. Patjetër për çështje të tjera dhe për ecurinë e Reformës në Drejtësi do të kemi plot kohë të flasim”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re