Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të dhënë nga Apeli i GJKKO, për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri i cili do të vuajë plot 3 vite dhe 4 muaj burgim.
Në reagimin e bërë, Basha tha se vendimi i dhënë për dënimin me burg të ish ministrit, tregonte se akuzat e bëra nga partia Demokratike me përfshirjen e ministrave të Ramës në vepra korruptive, kishin qenë të vërteta.
Basha shkon më tej duke shtuar se në krye të kësaj organizate, ishte vetë kryeministri Edi Rama, duke përmendur se dy ish ministriat, Saimir Tahiri dhe Lefter Koka të cilët u dënuan me burg, ishin vetëm 2 prej hallkave të zinxhirit të krimit dhe të korrupsionit.
Kryetari i PD, Lulzim Basha: Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish-Ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Faktet e përfshirjes së tij në një grup të strukturar kriminal janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij. Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për autor dhe zbatues Edi Ramën!
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
