Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca e ka cilësuar si shumë të rëndësishme zgjatjen e afateve të vettingut.

“Ju e dini qëndrimin tonë be ka qenë i  qartë. Ne kemi thënë që zbatimi i reformës në drejtësi është tejet i rëndësishëm për vendin.

Kjo u konfirmua edh nga komisioni i Venecias në dhjetor. Ku nuk u identifikua ndonjë problem për zgjatjen e afatit të vettingut. Është e rëndësishme që të sigurohen të njëjta standarde për procesin e vettingut të gjyqtarëve. Votimi për zgjatjen e afatit të vettingut është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, tha Soreca.

Ambasadori ndër të tjera është pyetur nga gazetarët për burgosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Ju e dini që nuk e kam zakon të bëj koment për proceduar apo çështje specifike. Po të shihen disa nga vendimet e fundit të gjykatave shihet një pavarësi më e madhe dhe më e fortë. Ky është lajm i mirë për konsodlidimin e sistemit të drejtësisë. Ne shikojmë sinjale të mira nga puna e gjyqtarëve. A mjafton kjo, jo. Ne presim më shumë nga të gjithë”, tha ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re