Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar përmes një postimi në Tëitter, në lidhje me dënimin me dy vite burgim nga Shkalla e Parë e GJKKO-së për ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Kim shprehet se i vjen mirë që po sheh se SPAK po jep rezultatet e para, dhe thekson se askush nuk është mbi ligjin.
Yuri Kim: Mirë që SPAK jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar për korrupsion të rëndësishëm, tregon se askush – pavarësisht sa i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. Kur TË GJITHË janë të barabartë para ligjit, të GJITHË kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë.
Postimi i VOA-s i shpërndarë nga Yuri Kim: Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkollës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar dënoi sot me 2 vjet burgim dhe 5 vjet përjashtim nga funksionimi i publikut, ish Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
