Ish-oficeri i policisë së New York-ut, Thomas Webster, i cili sulmoi oficerët e zbatimit të ligjit gjatë trazirave të 6 janarit të vitit të kaluar në Capitol Hill në Uashington, u dënua me 10 vjet burg, raportoi CNN.

Ky është dënimi më i madh që i është shqiptuar dikujt për rolin e tyre në trazirat e 6 janarit.

Një juri federale në New York hodhi poshtë më herët argumentin e Webster-it se ai po vepronte në vetëmbrojtje kur sulmoi një shufër metalike në drejtim të një oficeri dhe rrëzoi tjetrin në tokë, duke tentuar të mbysë.

Në maj, Webster u shpall fajtor për të gjashtë akuzat me të cilat u përball, pesë prej të cilave ishin vepra penale.

“Nuk ishte deri sa mbërritët ju, z. Webster, që i gjithë ferri shpërtheu,” tha gjykatësi Amit Mehta.

 “Ju keni ndërtuar një të vërtetë alternative,” tha Mehta për dëshminë e Webster-it në maj, duke shtuar se pretendimet e tij për vetëmbrojtje ishin “thjesht jo të besueshme” dhe e quajti dëshminë e tij “krejtësisht fantastike”.

Webster, i cili foli mes lotësh përpara dënimit, iu lut Mehta-s për “mëshirë”, duke thënë se ai “nuk kishte guxim të kontrollonte veten” atë ditë.

Avokati i Webster-it, James Monroe, shkroi në një dosje në gjykatë se veprimet e tij, të cilat ai më parë pretendonte se ishin në vetëmbrojtje dhe të justifikuara, tani janë “të dhunshme dhe të dënueshme“, duke i quajtur ato akte “të papërshkrueshme”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re