Autoritetet në shtetin amerikan të Teksasit ekzekutuan pas një pauze për shkak të koronavirusit një të dënuar me vdekje, pasi ai kreu një vrasje të trefishtë.

I dënuari John Hummel u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në Burgun Hunstville.

Ai u shpall i vdekur të mërkurën në 6:49 pasdite me kohën lokale.

Hummel goditi me thikë gruan e tij shtatzënë dhe dhëndrin në 2009, pastaj rrahu vajzën e tij 5-vjeçare për vdekje me një shkop bejsbolli para se t’i vinte flakën shtëpisë.

I dënuari duhej të ekzekutohej në 17 mars, 2020, por dënimi me vdekje u shty me një vendim gjykate për shkak të epidemisë së virusit Corona.

Texas është një shtet amerikan ku zbatohet dënimi me vdekje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re