Ka përfunduar në shkallën e parë në Dibër gjykimi për dosjen e 184.

 

Pas afro 2 vitesh, trupi gjykues vendosi të dënojë me dy vite burg me kusht ish-drejtorin e zyrës arsimore Dibër, Drini Gjeçi dhe ish-administratorin e njësisë administrative Tomin, Nuri Meda.

 

Po ashtu për dy vjet nuk do të kenë të drejtë të mbajnë  poste publike.

 

Dy ish-zyrtarët e PS akuzohen për blerje votash në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016.

 

Të pandehurit kishin kërkuar gjykim te shkurtuar, ndërkohë vijon procesi për dy të akuzuarit e tjerë të kësaj dosjeje ish-shefin e komisariatit të Dibrës, robert aga dhe ish-administratorin e Lurës, Hasan Hoti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re