31 vite burg ka vendosur Gjykata e Posaçme për 7 personat e arrestuar për tregtimin e makinave të vjedhura në Kosovë.

 

Mes të dënuarve janë edhe 3 ish-efektivë policie. Për kreun e grupit, Selaudin Shahini, gjykata dha 7 vite e 4 muaj burg. Ai ka shfrytëzuar lidhjet familjare që kishte në Kosovë, për të krijuar rrjetin e trafikimit të automjeteve.

 

Për ish-punonjësen e policisë, Vojsava Doda, gjykata dha 5.4 vite burg, ndërsa për ish-kolegun e saj, Endi Ahmetaj, gjykata lehtësoi akuzën dhe e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg.

 

Efektivi tjetër, Fatri Braha, u dënua vetëm me 6 muaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re