GJKKO ka dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.

 

Ai u akuzua nga SPAK në lidhje me abuzimin me ë nje tender 24 milionë leke te reja për nje kanal vaditës ne fshatin Bishqethem te Lushnjes.

 

Sipas SPAK ky tender ishte fituar nga kompania me vlerën më të lartë ndërkohë që punimet i kishte kryer një kompani tjetër.

 

Per keto akuza, Gjykata e Posaçme e denoi Fatos Tushen dhe zyrtaret e tjere te Bashkise për akuzen e shperdorimit të detyrës.

 

Me gjykim të shkurtuar, Fatos Tushe do të vuajë 2 vite e 4 muaj burgim ndërsa nuk do të ketë të drejtë për mbajtjen e posteve publike për një periudhë kohore 5-vjeçare.

 

Po ashtu u denuan me burg edhe ish- punonjës të tjerë të Bashkisë Lushnjë, mes te cileve Nen/kryetari Gentian Nushi i cili duke perfituar nga gjykimi i shkurtuar do te kryeje 1 vit e 8 muaj burg.

 

 

 

Denimet e Gjykates për  Fatos Tushen dhe ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Lushnjës:

 

Flamur Peqini 3 vite burg, 5 vjet jashtë funksioneve publike/ Nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë 2 vite burg.

Leonard Sefa 2 vite e 3 muaj burg/ Nga gjykimi i shkurtuar do vuajë vetëm 1 vit e 6 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

Blerat Turku  denohet 1 vit e 4 muaj burg dhe 5 vite jashte funksioneve publike.

Bardhi Mehilli dënohet me 1.6 burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

Ilva Billo dënohet me 1.6 burg, por do të vuajë vetëm 1 vit burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

Gazmend Çela dënohet me 2.6 burg, por do të vuajë 1.8 muaj burg dhe 5 vite jashte funksioneve publike.

Margarita Gjermeni dënohet me 2 vite burg, por do të vuajë 1.4 burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

Xhemal Hasku dënohet me 2 vite burg, nga të cilat do të vuajë vetëm 1.4 vite burg dhe 5 vite jashtë funksione publike.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re