Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 21 vite e 4 muaj burg, 42-vjeçarin Mikel (Gjovalin) Alia, i akuzuar për vrasje.

42-vjeçari më 2 tetor të vitit 2019-të dyshohet se nxori në pritë shokun e tij të fëmijërisë Eri Zefi për ta ekzekutuar.

Mikel Alia u gjet fajtor për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armbajtje pa leje”.

Trupa gjykuese dha dënimin maksimal për Mikel Gjovalin Aline me 32-vite burg, dy vite më shumë seç kishte kërkuar prokuroria, por duke qenë se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, iu ul edhe 1/3 e dënimit.