Polici që vrau gjatë arrestimit djalin me ngjyrë George Floyd sapo është dënuar me 22 vite e 5 muaj burg.
Vendimin e dha gjykatësi Peter Cahill, i cili tha dhe pranoi se “duhet ta njohim dhe ta kuptojmë dhimbjen e familjes Floid”.
Para se të deklaronte dënimin ndaj ish-policit, ai dha disa deklarata, vërejtje duke treguar se si arriti në dënimin prej 270 muajsh të Derek.
“Komentet e mia në të vërtetë do të jenë shumë të shkurtra”, tha ai duke treguar memon e tij të dënimit me 22 faqe.
Ai tha se kjo çështje “është një analizë ligjore” dhe “nuk bazohet në emocione ose simpati”.
“Megjithatë, unë e pranoj dhimbjen e ndjerë në këtë sallë” dhe jashtë sallës së gjyqit, tha gjyqtari Cahilll.
Ai thotë se dhimbja është ndjerë në të gjithë vendin, por shton: Më e rëndësishmja duhet të njohim dhimbjen e familjes Floyd.
…
/faxweb