Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç ka apeluar  këtë të enjte vendimin e gjykatës së Kombeve të Bashkuara, përmes së cilit atij i është rritur dënimi bazuar në akuzat rreth krimeve të kryera gjatë luftës.

 

Ndërkohë tashmë pritet që gjyqtarët në Hagë të vendosin nëse do të pranojnë sfidën e Karaxhiçit për dënimin e tij, meqë vendimi i 20 marsit ishte konsideruar si masa e fundit për këtë rast.

 

“Presidenti Radovan Karaxhiç apelon dënimin e përjetshëm ndaj tij”, është thënë në një dokument ligjor të publikuar nga avokati i tij, Peter Robinson.

 

Ndërkohë një javë më parë, Gjykata e Hagës ka ndëshkuar Karaxhiqin me dënim të përjetshëm, ndonëse më 2016 ai ishte dënuar me 40 vjet burgim për masakrën e kryer në Srebrenicë dhe krimet e kryera gjatë luftës në Bosnjë në vitet 1990.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re