Pas ka marrë jetën e 8 fëmijëve në disa zona të vendit dhe pasi janë krahasuar gjurmët e gjetura është arritur në të njëjtin konkluzion dhe një Gjykatë në Pakistan ka dënuar me vdekje, vrasësin seria Iram Ali, të cilin e ka gjetur të fajshëm për vrasjen e tetë fëmijëve, përfshirë 7 vjeçare, Zainad Ansari, dhunimi dhe vrasja e së cilës ka shkaktuar pakënaqësi kombëtare.

Policia e ka gjetur trupin e vogëlushes Ansari, në mesin e mbeturinave në disktriktin Kasur, në lindje të qytetit Lahore, katër ditë pasi ishte raportuar për humbjen e saj.

Hetuesit policorë kanë thënë se ka pasur përputhje të analizave të ADN-së, së tetë trupave të vajzave të vrara me vrasësin serik të identifikuar si Imran Ali, 24 vjeçar.

Qindra qytetarë kanë protestuar, pasi ishte gjetur trupi i vogëlushes Zainab, ndërsa dy persona kanë vdekur, pasi policia ka shtënë drejt tyre për të shpërndarë turmën.g.e

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re