Partia Socialiste ka miratuar një rezolutë për dënimin e sulmit me armë në veri të Kosovës, Banjskë, ku një grup i armatosur hapi zjarr ndaj Policisë, e si pasojë e të cilit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Në rezolutën e miratuar “dënohet me ashpërsi sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës më datë 24 shtator 2023, i cili i mori jetën e ushtarëve të Forcave të Kosovës dhe shkaktoi dy të plagosur nga radhët e saj, si dhe përgëzon republikën e Kosovës për profesionalizmin e treguar.”

Ndërsa shprehet shqetësimi për situatën e krijuar pas sulmit, mes të tjerash thuhet se Serbia duhet të heqë dorë nga veprimet armiqësore e luftënxitëse.

“Serbia të hapë hetim serioz ndaj të gjithë organizatorëve”, citohet në rezolutë.

Po ashtu shkruhet se “kërkohet nga faktori ndërkombëtar që të ushtrojë ndikimin për ta ballafaquar Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen politike. Si dhe i bën thirrje Bashkimit evropian e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ngrenë alarmin në nivelin më të lartë për parandalimin e rrezikut eminent që po i kanoset sigurisë dhe paqes në Kosovë, rajon e më gjerë.”

Më tej vlerësohet “prania e shtuar e KFOR në veri të Kosovës, si një garanci për paprekshmërinë  e kufijve të saj për sigurinë dhe paqen në rajon.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re