Taulant Balla: Dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi në foltore kundrejt ambasadorit të BE në Shqipëri. Ky sulm i përsëritur prej 35 vitesh kundra ambasadorëve të SHBA, të vendeve mike, të BE, bie ndesh me parimet e Konventës së Vjenës dhe parimet e Shqipërisë që brenda 2030 do jetë pjesë e BE, pavarësisht orientimit tuaj aspak në favor të kësaj aspirate europiane.
Do të depozitojmë kërkesë pranë Komisionit të Etikës që deputeti në fjalë të japë shpjegime.
