Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka dënuar sulmet ndaj medias teksa gazetarët zhvillonin një protestë në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë.

Gazment Bardhi u shpreh se mediat herë pas here kanë rënë pre e autoritarizmit të kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se janë raste që turpërojnë jo vetëm ata që i kanë kryer por gjithë politikën.

Bardhi theksoi se media dhe gazetarët kanë mbështetjen e Grupit të PD-së për bërë punën e tyre në mënyrë të pavarur.

“I kemi dënuar dhe i dënojmë sulmet ndaj medias. Liria e shtypit është një nga shtyllat e demokracisë, ju si gazetarë terreni keni vështirësitë tuaja, ashtu si medias në tërësi. Herë pas herë ka rënë pre e autoritarizmit të qeverisë Rama. Uroj që të bëhet me e mira për gazetarët dhe median në tërësi. Janë raste që turpërojnë jo vetëm ata që i kanë kryer por gjithë politikën dhe të gjitha ata që do të duhet të ndërmarrin akte në mbështetje të lirisë së medias. Keni mbështetjen e grupit parlamentar të PD për të bërë punën tuaj në mënyrë të pavarur”, u shpreh Gazment Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re