Autoritetet izraelite kanë aprovuar ndërtimin e më shumë se 1.900 njësive të reja të banimit, të paligjshme sigurisht, në Bregun Perëndimor të okupuar.

Eshtë organizata joqeveritare izraelite “Paqe Tani”, e cila thotë se Ministria e Mbrojtjes izraelite ka mbajtur seanca gjatë dy ditëve të kaluara duke aprovuar një plan për ndërtimin e njësive të reja të strehimit në vendbanimet hebraike të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në Bregun Perëndimor.

I njëjti burim raporton se ndërtimi i 1.936 njësive të reja të banimit është aprovuar.

Lëvizja pretendon se qeveria e përkohshme e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po vazhdon procesin e ndërtimit të paligjshëm të vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor të okupuar, megjithëse nuk ka asnjë autoritet për ta bërë këtë.

“Netanyahu saboton çdo shpresë paqeje dhe e shndërron Izraelin në një tokë të aparteidit jodemokratik”, tha organizata joqeveritare izraelite që ka luftuar për dekada të tëra për të kapërcyer krizën e Lindjes së Mesme duke krijuar dy shtete sovrane.

Që nga okupimi i vitit 1967, autoritetet izraelite kanë ndërtuar më shumë se 250 vendbanime të paligjshme në Bregun Perëndimor, duke strehuar më shumë se 400,000 kolonët hebrenj.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re