Sot, në shërbimin e endokrinologjisë mungon Jodi! Pacientja me iniciale S.A, nga Vlora është paraqitur në QSUT për të marrë jod, por është në mungesë. Kostoja për ta blerë privatisht, sipas pacientes shkon deri në 1 milion lekë të vjetra.

Para 7 vitesh u diagnostikova me kancer në tiroide. Kreva operacionin e parë në QSUT, dhe më pas ika në Itali për një shërbim më të specializuar”.

Në një rrëfim për gazetën Shëndeti, pacientja rrëfen se është kthyer nga Italia dhe se gjendja shëndetësore është përkeqësuar, ndërsa i janë shfaqur noduj në mushkëri.

Më janë shfaqur noduj në mushkëri. Gjendja ime po përkeqësohet çdo ditë. Sot më thonë se nuk ka jod. Çfarë të bëjmë? Nuk kemi të ardhura për të përballuar shërbimin privatisht. Nuk kemi kushte ekonomike, jetojmë me qera”, shprehet pacientja.

Fotot e bukura, videot e mrekullueshme që shohim në rrjete sociale, që tregojnë transformimin e sistemit dhe investimet qindra milionëshe në fakt nuk përputhen me realitetin që qytetarët përjetojnë dyerve të spitaleve!

Pacientët në Shqipëri vazhdojnë të vuajnë mungesën e medikamenteve./shendeti.com.al

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re