Deputetja e Partisë Socialiste dhe kandidate për zgjedhjet e 11 Majit, Ermonela Felaj, foli sot në studion e News 24 për denoncimet e PD-së për manipulim masiv me votën e diasporës në Greqi.
Felaj tha se probleme me fletët e votimit në Greqi nuk ka të bërë me qeverinë, e as me partitë politike por me postën ndërkombëtare DHL, pasi sipas saj sistemi i adresave në shtetin grek nuk është i saktë.

Ermonela Felaj: Unë di të them këtë gjë, që edhe kur është vendosur për postën e cila bënte shpërndarjen e fletëve të votimit për të gjithë shqiptarët e diasporës ky ka qenë një vendim konensual, pra edhe i mazhorancës edhe i opozitës.

Në çdo rast është operuar me një vendim konesual dhe mos harroni që DHL është postë prestigjoze ndërkombëtare dhe nëse opozita nuk ishte dakord me posta të tjera dhe unë nuk po i nominoj, atëherë s’ka vend për këtë lloj aludimi, kjo është një hipokrizi e gjallë. Të thuash që postën po e vendos pushteti, kur postën e vendosën përfaqësues të partive politike që përfaqësohen në parlament.

Ne nuk mund të pretendonim për fshehtësi të votës së diasporës. Ajo që ka ndodhur është rasti i Greqisë ku ka pasur probleme me shpërndarjen dhe ky është një problem që nuk e ka shkaktuar asnjë nga forcat politike, postën i ka ndodhur ky problem, sepse sistemi i adresave në shtetin grek nuk është i saktë.

Për këtë arsye posta ndërkombëtare ka thirrur operatorë kombëtarë që të ndihmohet me shpërndarjen e fletëve të votimit.

Lexo edhe: “Po bëhet manipulim masive me votën e shqiptarëve në Greqi”- Topalli: Qytetarët s’po marrin dot zarfet, ndërsa në Tiranë vijnë kuti të mbushura! KQZ t’i mbajë të veçuara

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko