Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka denoncuar një rast në Kavajë ku një person nën 18 vjeç lëviz në qytet me makina me logon e kandidatit të PS në këtë bashki Redjan Krali.

Capture-64-614x450

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, bëhet me dije se policia e këtij qyteti ka marrë urdhër që të mos ndalojë askënd prej tyre, urdhër ky sipas “BF” i patronazhistëve.

“BF” ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve.

Postimi i plotë:

Ky eshte njeri prej rasteve me flagrante por jo i vetmi qe po ndodh prej ditesh ne qytetin e Kavajes. Femijet nen 18 vjeç, shtabi elektoral i Redjan Kralit i ka pajisur me makina te veshura me logot e tij te cilet levizin te pa shqetesuar pasi Policia e shtetit, e vene ne sherbim te plote te partise-shtet. Por jo vetem kaq, me dhjetra makina me xhama te zinj dhe targa te huaja qarkullojne ne qytetin e Kavajes prej ditesh tashme dhe Policia nuk ndalon askend prej tyre, pasi urdheri i patronazhisteve me uniforme eshte i prere: Te mos ndalohet asnje makine e PS!

Kerkojme menjehere reagimin e autoriteteve per te gjithe situaten e krijuar ne Kavaje me urdher te kryebashkiakut ne ikje Redjan Krali dhe Policia e shtetit te zbatoje detyrat e saj ligjore e jo politike. Kriminelet me xhama te zinj nuk do ndryshojne kurre vullnetin e Kavajes per te çmontuar banden ne pushtet dhe policine e krimit te vene ne sherbim te partise. Do t’ju demaskojme emer per emer dhe fytyre per fytyre.
14 maji, eshte fundi juaj!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re