Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se projektuesja e kullës kullës që zhduku Sahatin e Tiranës është thjeshtra e kreu të qeverisë, Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se thjeshtra e Ramës, e cila sipas tij punon në kompaninë që projektoi kullën, “ka me një pushtet të jashtëzakonshëm, që qëndron mbi ligj, mbi Kushtetutë dhe mbi çdo gjë”.

“Projektuesi i kullës që i zhduku Sahatin, simbolin më të arrirë kryeqytetit, është një vajzë tiranase, është një kompani në të cilën punon një vajzë tiranase me një pushtet të jashtëzakonshëm, që qëndron mbi ligj, mbi Kushtetutë dhe mbi çdo gjë.

Kjo vajzë është Thjeshtra e Parë e vendit, Rea Xhillari, vajza e familjes Rama”, shprehet ish-kryeministri.

Sipas Berishës, kompania nuk paguan tarifën depozitimit të dherave apo inerteve në landfillin e Sharrës.

“Flasim për mospagimin e tarifës së depozitimit të dherave në landfillin e Sharrës. Në rastin konkret bëhet fjalë për dherat e kullës private, e cila i ka zënë frymën kullës së Sahatit dhe xhamisë ‘Ethem Beu’. Kjo është kulla, e cila është projektuar nga famozja 51EN4E, ku punon Thjeshtra e Parë e Shqipërisë, Rea Xhillari, vajza e familjes Rama”, theksoi ai.

Sali Berisha: Me datën 20 maj të vitit 2019, gjithnjë fjala është për korrupsionin e familjes së kryemafiozit, Edi Rama dhe mëkëmbësit të tij, Erion Veliaj.

Këtu do të sjell një rast të pastër korruptiv, se si Veliaj përjashton, apo paguan vetë tarifën për dherat dhe inertet, të kullës që zhduku Sahatin e Tiranës.

Erion Veliaj, siç merret vesh nga një email sekret i zbuluar së fundmi, ka urdhëruar që kësaj kulle, dherat t’i depozitohen pa kërkuar që privati të paguajë depozitimin e tyre si të gjithë ndërtuesit e Tiranës.

Kjo ndodh sepse projektuesi i kullës që i zhduku Sahatin, simbolin më të arrirë kryeqytetit, është një vajzë tiranase, është një kompani në të cilën punon një vajzë tiranase me një pushtet të jashtëzakonshëm, që qëndron mbi ligj, mbi Kushtetutë dhe mbi çdo gjë.

Kjo vajzë është Thjeshtra e Parë e vendit, Rea Xhillari, vajza e familjes Rama.

Kështu, me datën 20 maj të vitit 2019, Ana Lloshi, vartësja e Taulant Tushës, drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, i dërgon një email Namik Simixhiut, drejtor i mbetjeve, vartës direkt i Erion Veliajt, ku i shprehet se ka disa problematika në lidhje me rakordimin e depozitimit të mbetjeve.

Po citoj:

DPN 1, Ndërmarrja Numër 1 e Bashkisë Tiranë, fatura numër 0066967, datë 2.5.2019, nuk është hedhur në tabelën përmbledhëse të javës.

Pesë minuta më vonë, Namik Simixhiu iu dërgon këtë email Denisa Tollkuçit, punonjëse e Klodian Zotos. Pas dy orësh vjen përgjigja në email, ku një kopje i është përcjellë edhe Klodian Zotos.

Citoj:

DPN1, faturë numër 0066964, datë 2.5.2019 është depozitim që është kryer për llogari të bashkisë.

E kuptoni apo jo? Paratë e taksapaguesve shkojnë për të paguar depozitimin e dherave të privatit.

Po me urdhër të kujt thoni ju? Me urdhër të Zotos, pasi kryhet nga kantieri ngjitur me Sahatin.

A e imagjinoni ju që Zoto bëhet edhe zot i bashkisë? Sigurisht vetëm me urdhër të Erion Veliajt.

Me pak fjalë, po flasim për mospagimin e tarifës së depozitimit të dherave në landfillin e Sharrës.

Në rastin konkret bëhet fjalë për dherat e kullës private, e cila i ka zënë frymën kullës së Sahatit dhe xhamisë ‘Ethem Beu’.

Kjo është kulla, e cila është projektuar nga famozja 51EN4E, ku punon Thjeshtra e Parë e Shqipërisë, Rea Xhillari, vajza e familjes Rama.

Të gjitha këto i janë dorëzuar SKAP-it të partisë, por SKAP-i i partisë si një organizatë e vërtetë kriminale, fsheh, manipulon dokumente zyrtare, të cilat implikojnë deri në palcë Erion Veliajn, Edi Ramën, organizatën kriminale të djegësave në Shqipëri.

SKAP-i i partisë, gjithashtu në heshtje, po lejon rikthimin apo rimarrjen e djegësit të Tiranës nga grupi mafioz Preseci-Lopa, të cilët pretendojnë se kanë gjetur 100 milionë dollarë, sipas burimeve afër tyre, paratë e Pasdaranit të Iranit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re