Edhe këtë të martë deputetë të opozitës kanë marrë pjesë në Komisionet Parlamentare. Në Komisionin e Sigurisë ku raportoi zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda, deputeti i LSI-së, njëherësh edhe Sekretar i Përgjithshëm i kësaj force, Endrit Braimllari ju drejtua për çështjen e kartave të identitetit, për të cilën tha se qeveria është e papërgatitur dhe se njerëzit presin në radhë.

Shqetësim për qytetarët është pajisja me karte identiteti, po vonohet procesi në këtë drejtim. Qeveria e papërgatitur. Nuk ka asnjë strategji kjo qeveri për këtë çështje, njerëzit presin në radhë për t’u pajisur me kartë identiteti”,-tha Braimllari.

Duke ju drejtuar znj.Voda si zv/ministre e Brendshme, deputeti i LSI-së, shtoi më tej se Ministria duhet të kishte marrë masa, duke hapur zyra të reja dhe që të lehtësonin këtë proces për moshat e treta.

Pse nuk mori masa Ministria e Brendshme për këtë proces më përpara, nuk shohim të hapen zyra të reja për të lehtësuar këtë proces, i cili është jashtëzakonisht i vështirë kryesisht për moshën e tretë, të cilët presim në radhë dhe nuk mund të pajisen me kartë identiteti”.

Në fund ai tha se qeveria nuk është e fokusuar tek interesi publik. “Kjo qeveri duhet të kishte marrë masa më parë por kjo tregon qartë që qeveria nuk fokusohet tek interesi publik”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re