Zëdhënësja e Sali Berishës për Foltoren, Floriana Garo, ka reaguar pas denoncimit të një delegateje se firma e saj ishte falsifikuar, pasi nuk kishte plotësuar formularin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

Garo u shpreh se  nga 100 delegatët që verifikoi Agron Shehaj për degët 5 dhe 7 në Tiranë, vetëm dy prej tyre nuk kanë konfirmuar firmosjen e formularit, dhe të dy emrat janë hequr nga lista, ndërsa shtoi se po bëhet një proces riverifikimi hapave për administrimin e tyre.

“Gjejme rastin per te falenderuar deputetin Agron Shehaj per verifikimin e kryer nga ai per firmosjen e formulareve per thirrjen e Kuvendit Kombetar nga delegatet e Degeve 5 dhe 7 ne Tirane.

Ne perfundim te procesit te verifikimit te bere publik nga z.Shehaj rezultoi se ne te dy deget per thirrjen e kuvendit kane firmosur mbi 50% e delegateve te tyre te cilet i falenderojme per mbeshtetjen dhe kontributin.

Vetem 2 nga 100 delegatet e verifikuar nuk kane konfirmuar firmosjen e formularit. Garantojme se formularet me emrat e tyre jane terhequr nga grupi i 4700 formulareve te depozituar e nderkohe, po bejme nje proces  ri-verifikimi te hapave per administrimin e tyre.

Verifikimi i bere nga z.Shehaj sikunder publikimi i listes emerore te delegateve qe kane firmosur nga Dega Nr 6 ne Tirane verteton katerciperisht jo vetem vullentin e shprehur te 4700 delegateve per mbledhjen e Kuvendit por dhe gadishmerine e Foltores per t’i dhene mundesine cilitdo qe deshiron te beje transparence te plote per formularet e depozituar ne zyren e kryetarit te keshillit kombetar te PD.

Perfitojme nga rasti te ftojme serish mediat dhe cilindo tjeter per ta vazhduar procesin e transparences dhe verifikimit”, shprehet ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re