Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, me anë të një reagimi në Facebook ka denoncuar mungesën e energjisë në disa zona në Dibër. Në reagimin e tij ish-deputeti shkruan se disa fshatra kanë më shumë se 24 orë pa energji eletrike dhe po kalojnë natën ne minus disa gradë.

“Dibra në errësirë! Dibra në mëshirë të fatit! Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira. Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike. Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie. Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë. Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim! Mesazhi i një qytetari; përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë, reç, sllovë, kala e dodës arras”, shkruan Gjunkshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re