Opozita ka vazhduar edhe sot të denoncojë inceneratorin e Tiranës, që sipas këshilltarëve institucioni që drejton dhe administron kryeqytetin ka shkelur ligjin në ndërtimin e impiantit.

Sipas Ilir Alimehmeti janë 15 hektarë tokë janë zaptuar në mënyrë të paligjshme dhe hidhen dherat nga kompanitë e ndërtimit.

Ndërsa këshilltari i PL-së Endrit Braimllari e duke e konsideruar si masakër, flet për një zonë krimi me 15 mijë metra katror të zaptuara.

Alimehmeti: Kemi kërkuar informacion publik me muaj ndaj Bashkisë Tiranë. Nuk e kemi marrë. Ky është territori që është zaptuar, këtu është bërë dëmi mjedisor, këtu janë shkelur të gjitha ligjet nga të gjitha institucionet shtetërore.

Braimllari: Të vijnë këtu institucionet shtetërore që të verifikojnë nga afër këtë masakër, këtë krim që ka ndodhur në landfilldin e Sharrës.

Blushi: Është një vend krimi që duhej rrethuar nga policia, IKMT-ja dhe sigurisht edhe nga SPAK-u për t’u treguar banorëve të Tiranës se si kjo pronë publike është tjetërsuar për llogari të mafies së inceneratorëve.

Partia e Lirisë ka depozituar në Prokurorinë Speciale një kallëzim, duke pretenduar për shkelje ligjore në depozitimin e dherave në 15 hektarë tokë pronë publike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re