Diten e djeshme, PD dhe LSI, sebashku me mediat prane saj, organizuan nje sulm ndaj  ekipit te mjekeve e infermiereve qe Shqiperia coi ne Itali, duke anatemuar infermierin Qazim Ismaili si njeri pa arsim perkates qe ka punuar vetem pompist karburanti. Pas ketij skandali politik te opozites, u bene publike me media faktet, dokumentat qe vertetonin se Qazimi kish shkollim e eksperience si infermier.

Ne lëmin e ketij debati, ajo qe bie ne sy per ironi te fatit, eshte pretendimi i familjes se Qazim Ismailit, ne kohen kur ishte minister Shendetesie Petrit Vasili, (Nga shtator 2009- qershor 2012 ka mbajtur postin Ministër i Shëndetësisë.) I kane kerkuar 5000 euro per te filluar pune si infermier.

Keshtu ka deklaruar kusheriri i Ismailit ne nje koment publik ne postimin e bere  nga ministrja Elisa Spiropali, ndaj sulmit opozitar. Kujtojme qe dje, Petrit Vasili, i cili eshte edhe vete mjek qe ndjek situaten nga shtepia, ishte nga ata qe folen direkt per Qazimin, duke bere politike me te.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re