Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pasi Lulzim Basha shfaqi në konferencë një video të një mjeku të QSUT-së që ndër të tjera tha se ishte vetëkarantinuar, pasi kishte vizituar tre të dyshuar me koronavirus pa veshjet speciale. Manastirliu ka postuar foton e tij i veshur me pajisjet mbrojtëse duke i rrëzuar prentendimin.

“Lulzim Basha sapo abuzoi përsëri me publikun, duke nxjerrë videon e një mjeku të QSUT, me pretendimin që ishte i papajisur me veshjen mbrojtëse apo me “pajisjen mbrojtëse”, siç e quajti! Nuk e di çfarë e ka shtyrë mjekun në fjalë të thotë që s’ishte i pajisur me veshjen speciale.Nuk e di në cilën gjuhë të botës mund t’i thuhet Lulzim Bashës, që kjo që po bën përditë është skandaloze, e turpshme, kriminale! Por di që kjo foto është postuar nga vetë mjeku që u prezantua sot nga Lulzim Basha, njësoj si “1.2 milion maskat helmuese” që dje!” thotë ministrja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re