Një grua është drejtuar në Prokurorinë e Tiranës me një denoncim të pazakontë. Ajo pretendon se katër vite më parë ka sjellë në jetë dy fëmijë, por i kanë dhënë vetëm një.

Sipas TCH, prokuroria ka vendosur të mos fillojë hetimet për denoncimin e Enkela Hodos e cila se në momentin kur ka lindur kishte dëgjuar edhe të qarat e një foshnje tjetër.

Prokurori i çështjes thotë se qëndrimi i nënës është i pambështetur në një akt mjekësor ndaj dhe çështja mbyllet.

Akuza ka marrë në pyetje edhe bashkëshortin e denoncueses, i cili sqaron se mbasi kishin bërë eko në 2019, ata nuk ishin sqaruar se sa fëmijë po prisnin. “Gjashtë muajt e fundit ime shoqe këmbëngul se ajo kishte binjakë”, dëshmon burri.

Prokuroria replikon duke u shprehur se kur nëna doli nga spitali gjinekologjik, asaj ju dha fletë dalja dhe aty nuk ka pasur asnjë pretendim. Prokuroria thuhet më tej në vendim është një strukturë që kryen hetimet mbi fakte të ndodhura dhe jo mbi fakte të dyshuara se kanë ndodhur.

Për këtë çështje është hedhur shorti dhe i ka rënë gjyqtares Ardiana Berës, e cila mbasi do ta shqyrtojë do shprehet nëse ka vend për hetime të mëtejshme, apo nëse çështja duhet mbyllur.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re