Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, me anë të një videoje, ka demonstruar faktin sesi në Tiranë përditë bëhet trafik, në hyrje dhe në dalje të kryeqytetit.

Këlliçi thekson se sot të hysh e të dalësh në kryeqytet është një lodhje e rraskapitje shumë e madhe.

“Shikoni sesi është hyrja e Tiranës. Është një kaos i organizuar. Realiteti përtej kinostudios të vemjes së Bashkisë është një lodhje tej mase. Vetëm shikoni vetë se çfarë do të thotë sot të hysh e të dalësh në kryeqytet.

Është kilometrike hyrja për në Tiranë, është kilometrike radha edhe për të dalë nga kryeqyteti e për ta lënë Tiranën. Tirana sot nuk ka as park, por kudo ka betoniere, që i marrin frymëmarrjen qytetarëve”, shprehet Këlliçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re